Nga Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë njoftojnë se gjatë janarit në këtë spital janë hospitalizuar 963 pacientë.
Gjatë këtij muaji, në këtë Spital u kryen 112 operacione dhe janë kryer 830 shërbime të dializës.
Njoftimi i plotë:
Raport mujor – Janar 2021
☑ Gjatë muajit Janar, në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë hospitalizuar: 963 pacientë (58 në Kirurgji, 35 në Ortopedi, 21 në Urologji, 9 në ORL, 13 në Oftalmo, 289 në Gjinekologji, 137 në Neonatologji, 74 në Pediatri, 159 në Interno, 18 në Infektiv, 27 në Neurologji, 29 në Psikiatri, 69 në Pulmologji, 4 në Dermë, 8 në Kujdes intenziv dhe 13 në Njësinë Koronare).
☑ Janë kryer 112 operacione (24 operacione Kirurgjike, 24 operacione Ortopedike, 6 operacione Urologjike, 1 operacion në ORL dhe 21 operacione Gjinekologjike).
☑ Gjatë këtij muaji kanë lindur 79 djem e 61 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 35).
☑ Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 7338, 190 shërbime në CT, 1246 shërbime në Ro-Kabinet dhe 158 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.
☑ Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 2435.
☑ Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 830 shërbime të Dializës.
Me respekt
Zyra për Informim
Spitali i Përgjithshëm
“Isa Grezda”- Gjakovë