×
  • Lajme
  • Lajme

    ANP “Adem Jashari” bëhet anëtare e Rrjetit CSR Kosova

    FrontOnline
    09 Qershor 2023

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari’ LKIA është bërë anëtare e Rrjetit CSR Kosova.

    Duke u bërë një nga anëtarët e korporatës së Rrjetit CSR Kosova, ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, ka intensifikuar përpjekjet e saj në përkushtimin për përgjegjësinë sociale të korporatës dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme në komunitetin ku operon.

    Me këtë rast, përfaqësuesi i ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, Kryeshefi Financiar, Gokhan Acikgoz tha: “Jemi të lumtur që jemi anëtarë të një rrjeti kaq të rëndësishëm dhe mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë investimet tona të përgjegjësisë shoqërore dhe mjedisore duke pasur parasysh përgjegjësinë filantrike dhe përgjegjësinë ekonomike”.

    Ndërsa Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, Zana Bajrami Rama shtoi, “Duke bashkuar forcat me Limak Kosovo International Airport Sh.A., ne po zgjerojmë shtrirjen dhe ndikimin e rrjetit tonë, duke na lejuar që kolektivisht të adresojmë sfidat urgjente shoqërore, dhe të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.”

    LKIA tashmë ka demonstruar përkushtimin ndaj komunitetit përmes mbështetjes së ndryshme për projektet e arsimit, artit dhe kulturës. Për më tepër, LKIA është duke punuar vazhdimisht për reduktimin e gjurmëve të karbonit dhe drejt praktikave më të mira mjedisore, duke shërbyer si një shembull i mirë i përgjegjësisë sociale.

    Rrjeti CSR Kosova është një organizatë jofitimprurëse dhe joqeveritare që bashkon bizneset dhe organizatat që operojnë në Kosovë të gatshme për të kontribuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm, duke promovuar konceptin, idetë dhe duke ndërmarrë veprime që rrisin ndikimin e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës në Kosovë

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova, e ka cilësuar si jetike për shtetin e Kosovës, rikthimin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Pas raportimit se Zyra e Presidencës ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e objektit presidencial, ashtu që të zhvendoset nga objekti i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.