×
  • Lajme
  • Lajme

    Aeroporti i Prishtinës thyen rekorde me numrin e udhëtarëve

    FrontOnline
    23 Maj 2025

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” edhe më tutje vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka si nyje kryesore e transportit ajror për qytetarët e Kosovës dhe qytete e shtete të ndryshme të botës.

    Bazuar në të dhëna zyrtare shihet se gjatë periudhës janar-prill 2025, aeroporti ka regjistruar një tjetër rekord në numrin e udhëtarëve, duke konfirmuar trendin pozitiv të rritjes që ka nisur prej kohësh.

    Numri i udhëtareve nga viti 2000 deri në vitin 2024

    Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, në Aeroportin e Prishtinës janë regjistruar gjithsej 1,370,748 udhëtarë, krahasuar me 1,166,914 udhëtarë në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

    Kjo paraqet një rritje prej 17.47%, e që është një tregues i qartë i konfirmimit të fuqishëm të kërkesës për fluturime dhe i besimit në cilësinë e shërbimeve që ofron ky aeroport.

    Numri i fluturimeve nga viti 2000 deri në vitin 2024

    Përveç rritjes së numrit të udhëtarëve, rritje e ndjeshme është shënuar edhe në numrin e fluturimeve.

    Nga janari deri në prill 2025, janë realizuar gjithsej 8,800 fluturime, krahasuar me 7,542 fluturime në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Numri i udhëtareve sipas muajeve gjatë vitit 2024

    Kjo nënkupton një rritje prej 16.68% në aktivitetin fluturues, çka reflekton zgjerimin e linjave ajrore dhe shtimin e frekuencave të udhëtimit nga dhe drejt Prishtinës.

    Këto shifra dëshmojnë jo vetëm një rritje të qëndrueshme të interesimit për udhëtime ajrore nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora, por edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe menaxhimit në aeroport.

    Po ashtu, përmirësimi i lidhshmërisë ndërkombëtare, ofertat konkurruese të kompanive ajrore dhe kthimi i emigrantëve për pushime a vizita familjare po kontribuojnë ndjeshëm në këtë rritje.

    Më pakë kërkesa për udhëtime me autobus

    Deri sa fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë rritur dukshëm, në anën tjetër numri i qytetareve që udhëtojnë më autobus drejt Zvicrës ka rene sivjet, krahasur me vitin e kaluar.

    Ruzhdi Kurtishaj, pronari i kompanisë turistike “Sharr Travel”, ka bërë të ditur për “Front Online” se ka një rënie të ndjeshme të kërkesës për udhëtime nga Kosova drejt Zvicrës në periudhën janar-prill 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Fakte për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”:

    • 4,082,481 udhëtar i ka regjistruar në vitin 2024 Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
    • 13,518 nisje të fluturimeve janë regjistruar gjatë vitit 2024 në Aeroportin e Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
    • 448,507 udhëtar ka pasur Aeroporti Adem Jashari gjatë muajit korrik të vitit 2024, e ku është numri më i madh në raport me muajit tjerë të vitit.
    • 36,34 % e udhëtareve gjatë vitit 2024 kanë fluturuar, ose ardhur nga Gjermania në Kosovë / Front Online /

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha sot se vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri edhe në fshatrat përreth...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se e ka gjetur një vajzë të mitur nga Kosova, e cila ishte larguar nga...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Flakët kanë përfshirë një shtallë të kafshëve gjersa raportohet se disa prej...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60 minuta për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë....
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka marrë 690 euro...
    Lajme26 Korrik 2025
    Agim Plashniku, qytetari i përfshirë në një konfrontim me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj...
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.