×
  • Sport
  • Sport

    Aeroplani privat i Ronaldos largohet nga Arabia Saudite mes tensioneve në Lindjen e Mesme

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Aeroplani luksoz privat i Cristiano Ronaldos, me vlerë rreth 61 milionë funte (afro 70 milionë euro), u largua nga Arabia Saudite në mes të natës, ndërkohë që dy shpërthime e goditën ambasadën amerikane në Riad.

    Ronaldo, 41 vjeç, jeton në kryeqytetin saudit së bashku me partneren e tij, Georgina Rodríguez, dhe pesë fëmijët e tyre, shkruan mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

    Megjithatë, deri tani nuk është e qartë nëse familja ndodhej në bord në momentin e nisjes së avionit.

    Sipas mediave shtetërore iraniane, gjatë natës dy sulme me dronë kishin në shënjestër selinë diplomatike të Shteteve të Bashkuara në vend.

    Po ashtu, Irani njoftoi se një ndërtesë stafi në Bahrein ishte shkatërruar.

    Të dhënat nga sistemet e gjurmimit të fluturimeve tregojnë se aeroplani i yllit të futbollit, një Bombardier Global Express, e realizoi udhëtimin prej afro shtatë orësh drejt kryeqytetit spanjoll, Madrid.

    Avioni luksoz u nis rreth orës 20:00 dhe u ul pak para orës 01:00 pas mesnate.

    Deri në këto momente nuk ka konfirmim zyrtar mbi arsyet e fluturimit apo nëse largimi ka lidhje të drejtpërdrejtë me tensionet e fundit në rajon.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës transferimin e një sulmuesi qendror, pasi nuk është plotësisht i bindur nga rendimenti i...
    Sport03 Mars 2026
    Aeroplani luksoz privat i Cristiano Ronaldos, me vlerë rreth 61 milionë funte (afro 70 milionë euro), u largua nga Arabia Saudite në...
    Sport03 Mars 2026
    Mehdi Taremi, ylli i kombëtares së Iranit që aktivizohet me Olympiacosin në Greqi, ka informuar drejtuesit e klubit se dëshiron të rikthehet...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu kishin kërkuar nga gjyqtari i vetëm në çështjen gjyqësore të tyre që të ndryshojnë kushtet...
    Lajme03 Mars 2026
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i dytë i Prokurorisë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, reagoi ndaj diskutimeve për mundësinë e zgjedhjeve të reja, duke i cilësuar ato si të panevojshme në...
    Lajme03 Mars 2026
    Policia e Kosovës, ka ofruar statistikat për numrin e aksidenteve dhe gjobave përgjatë muajit shkurt në rajonin e Ferizajt. Aty njoftohet se...
    Vip03 Mars 2026
    Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona ka treguar se ku do të jetojë tash pas daljes nga shtëpia, ndonëse e...
    Lajme03 Mars 2026
    Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me situatën aktuale politike në vend dhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja....

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.