Aeroplani i kompanisë “Pegasus” që po vinte nga Stambolli nuk arriti të ateroi në Prishtinë sonte.
Indeksonline kontaktoi me zyrtar të Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara që deklaroi që ka pasur ca probleme për aterim për shkak të kushteve atmosferike. I njëjti është detyruar të ndalet në qytetin e Shkupit.
“Fluturimi i Pegasus përshkak të kushteve meterologjike është divertuar në Shkup”, tha Gara për Indeksonline.
Tutje, Indeksonline mëson se tash aeroplani është nisur nga Shkupi në Prishtinë dhe pritet që të ateroi së shpejti në aeroportin “Adem Jashari”.
Pasagjerët që ishin në këtë aeroplan kanë qenë të shqetësuar me situatën e krijuar.