Konsiderohet si një prej femrave më të bukura shqiptare dhe Adrola Dushi vazhdon të jetë e angazhuar në punën e saj si modele.
Ish-Missi që numëron shumë fansa në llogarinë e saj në Instagram së fundi ka realizuar një fotosesion të ri mahnitëse.
Bukuroshja ka pozuar para fotografit të njohur, Artan Humolli teksa ka realizuar një foto bardhë e zi ku ajo shihet komplet e zhveshur.
Në imazh artistik, 29-vjeçarja shihet e ulur në një pozicion që mbulon pjesët e saj intime ndërsa flokët e gjata i la prapa supeve duke theksuar tiparet e fytyrës me një makijazh të theksuar.
“Gjëja më tërheqëse që një grua mund të ketë është vetëbesimi”, ka shkruar Dushi në përshkrimin e fotografisë.
Natyrisht të shumta kanë qenë edhe pëlqimet dhe komente nga ana e admiruesve dhe shoqërisë së saj.
Theksojmë që Adrola përndryshe krahas angazhimeve profesionale është edhe një nënë e një djali nga martesa me ish-partnerin, Adis Patushi.
Sa i përket statusit të saj aktualisht, Adrola po vazhdon ta ruaj me fanatizëm duke mos zbuluar nëse është në një lidhje të re dashurie.