Adrola Dushi është një prej femrave më të bukura shqiptare që njihet për sharmin dhe elegancën që e karakterizon.
Modelja shqiptare është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku edhe nuk mungojnë imazhet nga më të ndryshmet, si ato profesionale, po ashtu edhe ato nga përditshmëria.
Edhe së fundi, Adrola u ka qëndruar afër fansave me disa fotografi tejet atraktive duke pozuar para pasqyrës brenda një ashensori.
Bukuroshja nga Shqipëria shihet e veshur me një kostum njëngjyrësh, në të cilin theksoi belin e hollë, ndërsa kompletoi dukjen me një çantë të vogël “Gucci”.
Me një grim të lehtë në fytyrë dhe flokët lëshuar mbi supe, Adrola mahnit edhe këtë herë me paraqitjen e radhës.
Ndërkohë, kujtojmë që Adrola ka qenë së fundi aktive me realizimin e disa fotosesioneve, duke qenë se është edhe imazh i disa brendeve të njohura në vend.