Bukuroshja shqiptare, Adrola Dushi shumë herë në intervista flet për vendin prej nga vjen, Rrëshenin e Mirditës.
E pasi ajo është një figurë eminente e këtij qyteti, Bashkia e Mirditës vendosi që atë ta nderojë me mirënjohjen speciale “Stema e Artë”.
Këtë e bëri të ditur vet Adrola me anë të një postimi të saj në Instagram.
“Ky dekorim vjen si një vlerësim i papritur dhe shume i bukur për mua, por vjen dhe si një përgjegjësi për vendlindjen time”, shkroi ajo ndër tjerash.