×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Adriatik Llalla lobon për pastrimin e emrit me paratë e vëllait të deputetit

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Ish prokurori përgjithshëm Adriatik Llalla është një prej tre zyrtarëve të lartë shqiptarë, të cilëve sekretari amerikan i shtetit, publikisht i ka komunikuar vendimin për mos të shkelur më kurrë, në tokën amerikane.

    Sekretari amerikan i shtetit mori këtë vendim drastik për ish kryeprokurorin më 14 shkurt 2018. Ndryshe nga Tom Doshi dhe Vangjush Dako që nuk janë shprehur asnjëherë për këtë vendim ekstrem, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë qëndrim amerikan ndaj tij dhe familjes.

    Rreth një vit më pas, zoti Llalla nis përpjekjet për të dalë nga lista e zezë amerikane. Ky dokument tregon angazhimin e një kompanie lobuese në Neë York e quajtur Sher Tremonte e cila ka lidhur një kontratë me ish prokurorin më 15 Shkurt 2019 e si objet pune ka, “anulimin e vendimit të departamentit amerikan të shtetit për ti ndaluar atij dhe familjes hyrjen në SHBA.

    Për këtë aktivitet lobues në kontratë sanksionohet se është paguar shuma e 5.000 dollarëve. Ndërkohë që aktiviteti lobues në SHBA është legjitim nëse ndodh brenda kornizës ligjore amerikane të përcaktuar, në rastin e zotit Llalla interesant është fakti se kush i pagoi këto 5.000 dollarë. Në kontratën mes kompanisë lobuese Sher Tremonte dhe zotit Llalla shuma e 5.000 dollarëve nuk është paguar prej tij por prej një kompanie ndërtimi e quajtur  “Lita Brothers Construction, LLC” me qendër në Neë York.

    Sipas të dhënave nga regjistri kompanive të biznesit në SHBA rezulton se pronar i kësaj kompanie është shtetasi shqiptaro-amerikan Bedri Lita.

    Zoti Bedri Lita është vëllai deputetit demokrat Korab Lita. Mbetet e paqartë përse  Bedri Lita paguesi shumës së 5.000 dollarësh u përfshi në këtë operacion lobimi në favor të Adriatik Llallës. Për këtë çështje Top Channel pyeti deputetin Korab Lita se cfarë komenti kishte ai për përfshirjen e të vëllait në këtë histori lobimi.

    Korab Lita deklaroi:

    “Nga informacionet që kam, bëhet fjalë për një ngjarje përpara se unë të hyja në parlament. Prej 30 vitesh vëllai im jeton në SHBA dhe është shtetas amerikan. Veprimtaritë dhe jetët tona janë të ndara prej 30 vitesh.  Secili nga ne ka jetë të pavarura nga njëri tjetri”./tch

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.