Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi ka uruar gratë për festën e tetë marsit.
Kjo datë shënon festën ndërkombëtare të gruas.
Përmes një postimi në rrjetin social të Facebook-ut, Matoshi ka kërkuar nga gratë që të jenë më të lira, më të pavarura dhe më të suksesshme.
Madje ajo ka përmendur edhe burrat, si dhe dhunën psiqike dhe fizike.
“Gëzuar për tërë jetën zemrat e mia”, ka shkruar ajo në fund.
Postimi i saj i plotë:
GRA, duheni me kuptu e me ia shti vetit n’kry qe LUMTUNIA osht me kon e lire, e pavarun, e suksesshme!
Ni BURR i dhunshem e tradhtare nuk te duhet sen.
JETA osht shume ma e mire se sa dhuna psiqike e fizike.
Mos duroni,po punoni e gjallnoni, keshni, veshnu e ndreqnu.
Jo veç per 8 mars, po per dite t’lume qe na ka fale e na fale i lumi Zot.
Gezuar per ton jeten zemrat e mia!