Ka nisur me gjysmë ore vonesë seanca për konstituimin e legjislaturës së tetë, ku pritet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Sipas njoftimit të administratës së Kuvendit, pikë e parë do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.
Seanca konstituive do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.
Në këtë seancë, përë herë të parë si deputete e Kuvendit të Kosovës, është ulur edhe aktoria e njohur me emrin “Sasa”, Adriana Matoshi e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit arritit që t’i marrë votat e mjaftushme në listen e Lëvizjës Vetëvendosje dhe “Guxo” të Vjosa Osmanit për tu bërë deputete.