×
  • Lajme
  • Lajme

    Adriana Matoshi në gjendje të rëndë shëndetësore, ishte në Kuvend për të votuar Vjosa Osmanin

    FrontOnline
    04 Prill 2021

    Situata e rënduar me pandeminë në Kosovë ditët e fundit ka prekur edhe Kuvendin e Kosovës, më saktë deputetët e saj.Nga burimet e lajmi.net në IKSHP, është mësuar se deputetja e VV-së, Adriana Matoshi është infektuar me COVID-19, por megjithatë ajo është parë në seancën e të shtunës në mbrëmje në Kuvendin e Kosovës.

    Edhe zyrtarë të Kuvendit, në kushte anonimiteti kanë thënë se “deputetja Matoshi vazhdimisht ka dal nga seanca dhe gjendja e saj shëndetësore dje nuk ka qenë më e mira”.

    E këtë gjendje nuk e ka mohuar as Matoshi për lajmi.net.

    Me gjithë situatën e rënduar shëndetësore, ajo është detyruar të dal në Kuvend për shkak të votave për Vjosa Osmanin.Po ashtu, në hyrje të Kuvendit, para fillimit të seancës, kanë dështuar edhe masat e kontrollit nga IKSHP për të matur temperaturën dhe siguruar kushtet e nevojshme pandemike për shkak të numrit të madh të deputetëve dhe hapësirës jo të mjaftueshme të Kuvendit.

    Lajmi.net ka kontaktuar me Matoshin, e cila e ka mohuar kategorikisht se është infektuar me virus.
    “Jo nuk është e vërtet, e kam bo testin, dy here, kom dal negativ. Vetëm jam e ftohur. Më 27 kam filluar një film dhe e kam bërë testin para se me ja nis sepse e kemi obligim, kam dalur negativ. Mirëpo gjatë xhirimeve jam ftohë e kom një koll. Më datë 2 mars e kam bërë testin prapë edhe kam dal negativ prapë. Dhe ditën e parë të seancës kam marrë infuzion edhe tashmë jam më mirë, më është larguar pak kolli. Ndoshta më kanë dëgjuar duke u kollitur. Por nuk është e vërtetë s’jam me COVID”, tha Matoshi.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Një veturë raportohet se është vjedhur në Prishtinë. Këtë e ka raportuat në polici, pronarja e veturës “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar...
    Lajme12 Tetor 2024
    Nënkryetarja e “Partisë Demokratike të Kosovës”, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se kushti i Kurtit që lidhet me dialog janë mesazhe për votuesit...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka  thënë se shqetësuar “për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës nën qeverisjen...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i komplikojnë kapacitetet e SHBA-së...
    Lajme12 Tetor 2024
    Analisti amerikan Charles Cupchan tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se sjellja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj SHBA...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Organizatës paraushtarake libaneze Hezbollah po i mbarojnë paratë, thonë studiuesit për Zërin e Amerikës, pasi sulmet disajavore izraelite kundër grupit të mbështetur...
    Lajme12 Tetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Në një njoftim për media thuhet se në nga ora  11:00...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale...
    Sport11 Tetor 2024
    Gjermania ka triumfuar ndaj Bosnës dhe Hercegovinës, ndërsa Holanda nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Hungarisë. Të premten janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.