Lidhja e saj me futbollistin Keith Groeneveld ishte njëra nga lidhjet më të komentuara në vend.
Aktorja vazhdimisht ndante imazhe me futbollistin, ku ia shprehte dashurinë në mënyra të ndryshme.
Ndërsa gjatë këtyre ditëve ka pasur aludime të shumta në lidhje me marrëdhënien e këtyre ditëve.
Çifti, të cilët janë bashkë prej afro dy vitesh, u raportua se kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.
Megjithatë, ky lajm duket të jetë i pavërtetë siç edhe u bë e ditur në një rubrikë të emisionit ‘Prive’.
Thashethemet rrodhën për shkak të distancës së dyshes, meqë futbollisti jeton dhe vepron në Belgjikë.
Adriana ndërkohë nuk është se ka dhënë ndonjë deklaratë, për të mohuar apo pohuar këtë gjë.