Adriana Matoshi feston ditëlindjen e saj të 42-të.Krahas urimeve të shumta nga miqtë, aktorja dhe deputetja mori një urim me shumë dashuri edhe nga partneri i saj, Keith Groeneveld.
Përmes një postimi në Instastorien e tij, Keith e uroi të dashurën pak minuta pas mesnate duke shkruar fjalët më të mira për të.
“Zoti e bekoftë shpirtin tënd të bukur me shumë vite të tjera. Të dua” shkroi Keith në gjuhën shqipe.