Aktorja Adriana Matoshi ka arritur që t’i sigurojë votat e nevojshme për të qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.
Matoshi e cila ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ajo ka lënë pas me vota edhe deputetët e mëhershëm të kësaj partie.
Matoshi ka marrë më shumë vota se Xhelal Sveçla, Salih Zyba, Fatmire Kollçaku, Dimal Bash dhe Fitore Pacolli.