Modelja Adriana Lima u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia. Ajo shoqërohej nga një i dashur i ri, të cilin nuk e ka treguar për publikun deri më tani.
Një fotografi e Adrianës me të dashurin e saj të ri u shfaq në Instagramin e miqve të saj disa herë, por identiteti i tij ishte i fshehur. Me të mbërritur në Venecia, u mësua se Adriana ishte e dashuruar me producentin e filmit Andrea Lemmers.
Lima, e cila pozoi për fotografët me një fustan të ngushtë të kuq, me një dekolte të theksuar, nuk hezitoi para të gjithëve të puthte Lemmers dhe të konfirmonte se ata janë vërtet në një lidhje.
Ajo gjithashtu ndau një fotografi me të në historinë në Instagram. “Sot pasdite me të, në Venecia, ai është njeriu më i bukur, më inteligjent dhe më i sjellshëm që kam takuar ndonjëherë. Të dua”, ka shkruar ajo.
I dashuri i ri i Adrianës është një producent 40-vjeçar nga Kalifornia. Ai ka qenë në këtë biznes për pak më shumë se dhjetë vjet. Filmat që ai prodhoi nuk janë veçanërisht të njohur për publikun, dhe disa prej tyre janë ‘Gërshërë të Letrës’, ‘Rock’, ‘Aleppo’ dhe ‘Gods of Accident’.
Nuk dihet ende se si Adriana dhe Andre u takuan ose sa kohë kanë qenë në një lidhje.
Para Lemmers, Adriana ishte në një lidhje me shkrimtarin turk Metin Haru, por kjo lidhje nuk zgjati. Para kësaj, ajo ishte martuar me basketbollistin serb Marko Jariq, por ata u divorcuan në vitin 2016. Së bashku ata kanë dy vajza, Valentina 11-vjeçare dhe Sienna 8-vjeçare./FrontOnline?