Deputetja dhe aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi në lidhje direkte në Fan Club ka folur për Big Brother dhe ngjarjet aty.
Ajo përveq refuzimit të hapjes së kutisë së Pandorës nga Arjola ka folur edhe për Egzonën.
Sipas Adrianës nëse Egzona do të afrohej më shumë me Arjolën ajo do të vazhdonte rrugëtimin e saj ende në shtëpi.
Por sipas aktores atë e penalizoi Donaldi dhe tashmë ajo ka ndërprerë rrugëtimin e saj brenda.
Egzona në startimin e Fan Clubit sqaroi se Arjola nuk e kishte pritur edhe aq mirë kur ajo ishte futur brenda shtëpisë përkundër faktit që ato njiheshin nga jashtë.
Gjithashtu ato diskutuan edhe momentin kur Arjola nuk e mbështeti Egzonën kur ajo po kalonte momente të këqija teksa Trixa po bënte lojën e dramatizimit të ngjarjeve.