Analisti politik, Adri Nurellari ka njoftuar publikish se në zgjedhjet e 9 shkurtit do të votoj për kandidatin për deputet nga radhet e PDK-së, Betim Gjoshi i cili mban numërin 9.
“Vota është e fshehtë kur dëshiron ta mbash të tillë, por për mua s’ka asnjë dilemë – një nga 10 votat e mia në 9 shkurt do të jetë pa dyshim për numrin 50-të, Betim Gjoshin”, ka thënë Gjoshi.
Tutje ai ka thotë se nëse politika do të trajtohet si futboll, Betim Gjoshi do të konsiderohej portieri, pasi sipas tij, Gjoshi është gjithmonë në vijën e frontit.
“Nëse politika do të trajtohej si futboll, Betim Gjoshi do të konsiderohej portieri – gjithmonë në vijën e frontit, duke mbrojtur ekipin edhe kur shënojnë të tjerët! Pa shumë protagonizëm por i doemosdoshëm”, ka shkruar Nurellari.
Postimi i plotë:
Vota është e fshehtë kur dëshiron ta mbash të tillë, por për mua s’ka asnjë dilemë – një nga 10 votat e mia në 9 shkurt do të jetë pa dyshim për numrin 50-të, Betim Gjoshin.
Nëse politika do të trajtohej si futboll, Betim Gjoshi do të konsiderohej portieri – gjithmonë në vijën e frontit, duke mbrojtur ekipin edhe kur shënojnë të tjerët! Pa shumë protagonizëm por i doemosdoshëm.
Në kohë të vështira, qoftë gjatë pandemisë apo pas humbjeve elektorale që testuan durimin dhe besimin tonë, Betimi ka qenë gjithmonë aty në parti, stoik e i palodhur. Një patriot i palëkundur, i gatshëm të përballet me sfidat më të vështira që do i japë vlerë të shtuar e përfaqësim dinjitoz PDK-së në kuvend.