Adnan Januzaj pritet ta nis një aventurë të re këtë vit.
Ndonëse ka kontratë deri në vitin 2022, futbollisti nga Kosova mund të largohet nga Real Sociedadi, shkruan FrontOnline.
Mediat spanjolle raportojnë se reprezentuesi i Belgjikës do të largohet nga La Liga.
26-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen dhe ka dy opsione ku mund ta vazhdoj karrierën.
Gjiganti francez Monaco ka shprehur interesim për transferimin e tij, por Januzaj kërkohet edhe në Turqi nga Galatasaray.
Sociedad synon që nga shitja e yllit nga Kosova të përfitojë rreth shtatë milionë euro, duke marrë parasysh që lojtari është futur në vitin e fundit të kontratës.
Edicionin e kaluar, Januzaj luajti në 36 ndeshje zyrtare për Sociedadin ku shënoi katër gola dhe bëri katër asistime./FrontOnline/