×
  • Lajme
  • Lajme

    Administrohen provat materiale në gjykimin ndaj të akuzuarve për vra*sjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Në seancën e së enjte është bërë administrimi i provave materiale në gjykimin ndaj Jeton e Nexhat Vllasaliu, të cilët po akuzohen për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi.

    Në këtë seancë, si prova materiale të prezantuara nga prokuroria u dëgjuan dhe u lexuan dy përmbajtje të CD-ve nga përgjimet ligjore dhe transkriptat e tyre sipas dy urdhëresave të gjykatës.

    Lidhur me dëgjimin e përgjimeve, mbrojtësi i të akuzuarit Jeton Vllasaliu, avokati Ndrec Doda paraqiti vërejtje duke thënë se kjo provë nuk vërteton asgjë nga pretendimi i prokurorisë se këtu kemi të bëjmë me bashkëkryerje.

    “…ketu u vërtetua një interpretim i gabueshëm nga kjo provë. Nuk dëgjuam asgjë se si është kryer vepra, ku është kryer vepra, kur është kryer vepra, këtu vetëm flitet për gjetjen e kufomës dhe asgjë tjetër”, tha avokati Doda.

    Pas kësaj, me kërkesë të prokurorit të rastit Armend Hamiti, është bërë incizimi i seancës gjyqësore.

    Tutje, seanca ka vazhduar me leximin edhe të provave të tjera materiale, monitorimi i bisedave në burgun e sigurisë së lartë, raporti mjekoligjor, raporti nga Institutit Psikiatrik dhe Forenzik për ekzaminimin psikiatrik dhe psikologjik për të akuzuarin Jeton Vllasaliu, raportet e ekzaminimit të AND-së nga Agjencioni i Kosovës për Forenzikë si dhe fotografitë tjera të cilat janë në shkresat e lëndës.

    Seance e radhës u caktua për një datë tjetër ku pritet që të akuzuarit ta japin mbrojtjen e tyre.

    Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Nexhat Vllasaliu, avokati Shemsedin Piraj u deklarua lidhur me provat e elaboruara në këtë shqyrtim gjyqësor, duke theksuar se nga këto prova që u shtjelluan, sipas tij, asnjëra nga to asnjëra provë as në menyrë direkte as indirkete nuk e implikon të njejtin në veprimin inkiminues.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1.6 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Në aktakuzë thuhet se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Vllasaliu në bashkëkryerjeje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

    Të njëjtit, po ashtu ngarkohen me veprën penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”, nga neni 413, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së./“Betimi për Drejtësi”.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës sonte ka mbajtur ‘Turneun e Ndryshimit’ në Obiliq. Kreu i LDK-së dhe njëherit kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku,...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është thelluar me skandale rreth përfituesve të granteve. Pas një sërë hulumtimesh të...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 65-vjeçare ka vdekur, Sabri Popaj, nga fshati (Fortesë) ish-Bellacerk e komunës së Rahovecit. Lajmi u...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian e ka vendosur në rend dite për seancën plenare të 27 nëntorit votimin për konfirmimin e përbërjes së re të...
    Sport21 Nëntor 2024
    Kualifikimet për Kupën e Botës 2026 do të fillojnë në mars 2025 dhe do të përfundojnë në nëntor. Ndeshjet e play-offit janë...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Të shtunën, më datë 23.11.2024, në trasenë e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të kryhet minimi i masave...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Vizita e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Poloni, filloi përmes një takimi me Kryetaren e Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian në Parlamentin...
    Sport21 Nëntor 2024
    Është shtyer ndeshja e basketbollit mes Zvirës dhe Kosovës, e vlefshme për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027. Arsyeja e shtyerjes...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka folur në lidhje me raportet mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani. Ai është shprehur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.