×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Administrata Trump mund të mbyllë 30 ambasada dhe konsullata të huaja

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    Administrata Trump po shqyrton mundësinë e mbylljes së gati 30 ambasadave dhe konsullatave jashtë shtetit, ndërsa parashikon ndryshime të mëdha në praninë diplomatike amerikane jashtë vendit, sipas një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Shtetit të siguruar nga CNN.

    Në dokument janë rekomanduar për mbyllje ambasadat në Maltë, Luksemburg, Lesoto, Republikën e Kongos, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudanin e Jugut. Lista përfshin gjithashtu pesë konsullata në Francë, dy në Gjermani, dy në Bosnje dhe Hercegovinë, një në Mbretërinë e Bashkuar, një në Afrikën e Jugut dhe një në Korenë e Jugut, shkruan CNN.

    Gjithashtu rekomandohet zvogëlimi i prezencës në misionet diplomatike amerikane në Somali dhe Irak — dy vende që kanë qenë kyçe për përpjekjet kundër terrorizmit të SHBA — si dhe “ristrukturimi” i misioneve të tjera diplomatike.

    Nuk është ende e qartë nëse Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka miratuar mbylljet e propozuara.

    Ndryshimet e propozuara vijnë në kuadër të një reforme më të gjerë të pritshme të agjencisë diplomatike të SHBA, ndërkohë që administrata, e nxitur nga Departamenti për Efikasitetin e Qeverisë (DOGE) i mbështetur nga Elon Musk, ndërmerr hapa dramatikë për të zvogëluar qeverinë federale.

    CNN raportoi në mars se Departamenti i Shtetit ishte duke ndërmarrë hapa për të mbyllur disa nga konsullatat e listuara në dokumentin e brendshëm.

    Ndryshe, ambasadat dhe konsullatat janë pika të rëndësishme për Departamentin e Shtetit. Ato ofrojnë shërbime si përpunimi i vizave dhe ndihma për qytetarët amerikanë në nevojë. Këto poste gjithashtu mbledhin informacion që i dërgohet Uashingtonit, dhe zyrtarët thonë se ato janë mjete të rëndësishme diplomatike ndërsa SHBA përpiqet të kundërveprojë ndikimin e vendeve si Kina. Shumica e konsullatave nuk kanë staf të madh./RTK

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha, pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, se “momentumi” për zgjerimin evropian është...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Gjykata turke ka burgosur në pritje të gjyqit 18 punonjës të bashkisë së Stambollit për akuza për korrupsion. Kështu raportoi të mërkurën...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump festoi 100 ditëshin e mandatit të tij të dytë me një tubim fushate në Michigan, gjatë të cilit...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2025
    Janë bërë 26 vjet që nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump festoi 100 ditëshin e mandatit të tij të dytë me një tubim fushate në Michigan, gjatë të cilit...
    Lajme30 Prill 2025
    Moti sot parashihet  i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të martën se ka ardhur momenti që Rusia dhe Ukraina të paraqesin propozime konkrete për...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë me shaka se ai vetë do të ishte “zgjedhja e tij e parë” për udhëheqës të...
    Lajme29 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ekspolodimi i mjetit të pashpërthyer në fshatin Stagovë të Kaçanikut, që dyshohet se është i Luftës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.