Këngëtarja Fifi dhe partneri i saj Adis Atushi vazhdojnë të jenë ndër emrat më të lakuar në shoq bizin shqiptar.
Ata vazhdimisht publikojnë foto nga përditshmëria e tyre duke ndarë momente nga jeta e tyre private.
Së fundmi Fifi ka publikuar një fotografi në Instagram, por ajo që mori më së shumti vëmendje është komenti i Adisit.
“Zënka” mes tyre nisi nga një thumbim i këngëtares, e cila krahas një fotoalbumi në shpërndarë shkruan: “A thua po bëhet xheloz?”
Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Adisit i cili e urdhëron ta fshijë postimin. Pas kësaj biseda ka vijuar në rubrikën e komenteve, ku ndjekësit kanë zbuluar se Adisi është vërtet xheloz për Fifin.
Ditë më parë këngëtarja postoi postoi një nga 100 mesazhet negative që merr çdo ditë në inbox-in e saj, duke bërë më tej edhe një reagim publik për lidhjen e saj me Adisin dhe për ish-bashkëshorten e tij Adrola Dushin.