×
  • Sport
  • Sport

    Ademi uron Shqipërinë: Sonte gëzimi dhe krenaria i kanë pushtuar zemrat e të gjithë shqiptarëve

    FrontOnline
    17 Nëntor 2023

    Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Shqipërinë për kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.

    Ademi thotë se ky është një sukses i jashtëzakonshëm për një vend si Shqipëria, që sot për herë të dytë në histori, arrin t’i prekë majat e futbollit evropian.

    “Sonte, gëzimi dhe krenaria kanë pushtuar zemrat e të gjithë shqiptarëve, pasi Shqipëria e ka siguruar pjesëmarrjen e saj në Euro 2024”, ka shkruar Ademi.

    “Në këtë moment shumë të veçantë, në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës, dua të shpreh përgëzimet më të sinqerta për këtë triumf të madh të futbollit shqiptar”.

    “Vlerësoj thellë faktin se evropiani ‘Gjermani 2024’ do të flasë shqip, duke sjellë kësisoj gëzim të paimagjinueshëm për shqiptarët kudo në botë”.

    Tutje, në postim thuhet se “Dua të përcjellë përgëzimet e mia më të sinqerta për të gjithë futbollistët kuqezi, stafin, me trajnerin Sylvinho, presidentin @armandduka dhe të gjithë ata që kanë punuar me zell dhe pasion për të arritur këtë sukses të madh”.

    “Në këtë ditë feste për shqiptarët, uroj që Kombëtarja e Shqipërisë të vazhdojë me formë të lartë dhe të jetë befasia e këndshme në Euro 2024”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Një ditë pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në një hotel në Alaskë, janë gjetur tetë...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Zvicra u lejon qytetarëve të saj të kenë shtetësi të dyfishtë, por një numër vendesh në botë nuk e bëjnë këtë, që...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Presidenti Donald Trump të shtunën u nda nga Ukraina dhe aleatët kryesorë evropianë pas samitit të tij me Presidentin Vladimir Putin të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Zvicra u lejon qytetarëve të saj të kenë shtetësi të dyfishtë, por një numër vendesh në botë nuk e bëjnë këtë, që...
    Lajme16 Gusht 2025
    I vogël është numri i grave kandidate për kryetare të komunave, të propozuara nga partitë politike, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit....
    Lajme16 Gusht 2025
    Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike...
    Lajme16 Gusht 2025
    Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 08:00 në shtëpinë e tij në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova e ka humbur këtë vit mundësinë për t’u anëtarësuar në Këshillin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.