Sonte do të zhvillohet ndeshja më e madhe në Evropë për klube, finalja e Ligës së Kampionëve.
Gjatë qëndrimit në Porto me ftesë të UEFA-së, ku sonte takohen Manchester City – Chelsea, kryetari i FFK-së, Agim Ademi është takuar edhe me presidentin e UEFA-së, Aleksander Çeferin, shkruan FrontOnline.
Në këtë takim kreu i FFK-së dhe ai i UEFA-së kanë biseduar për situatën me pandeminë COVID-19 dhe për ndikimin e saj të përgjithshëm në futboll, me theks të veçantë në Kosovë.
“Presidenti i UEFA-së e përgëzoi Ademin për punën dhe menaxhimin e mirë të kësaj periudhe të vështirë gjatë pandemisë, teksa shprehu shpresën se dalëngadalë jeta kudo në Evropë do t’i kthehet normalitetit dhe kësisoj edhe stadiumet do të jenë sërish të mbushura me tifozë. Ndërkaq, presidenti Ademi e ka falënderuar presidentin Çeferin për mbështetjen e vazhdueshme që ai personalisht dhe UEFA i japin Kosovës dhe të gjitha projekteve të FFK-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së./FrontOnline/