×
  • Sport
  • Kupa e Botës

    Ademi mbeti i befasuar nga ofendimet e trajnerit serb ndaj nënave shqiptare

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka deklaruar se ka mbetur i befasuar kur në ndeshjen e Kupës së Botës mes Zvicrës dhe Serbisë ka parë trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkoviq duke ofenduar shqiptarët, shkruan FrontOnline.

    “Nuk e prisja një legjendë si “Pixie” të ofendonte nënat tona shqiptare. Ai ishte një legjendë e futbollit në kohën e ish-Jugosllavisë, ne bënim tifo për të derisa jetonim në një shtet të përbashkët”, tha fillimisht Ademi për “Danas”, duke vazhduar:

    “Shumë shqiptarë nga Kosova e donin atë si futbollist dhe befasohem se si ai u soll kështu në një ndeshje që s’ishte ndaj Kosovës, por ndaj Zvicrës. Të tilla gjëra nuk duhet të bëhen as nga tifozët, e lëre më nga ndonjë zyrtar i ndeshjes”.

    FFK-ja e ka denoncuar në FIFA sjelljen e pahijshme të përzgjedhësit serb, teksa Ademi tregon se nuk dëshiron të paragjykojë se cili do të jetë vendimi i shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

    “FIFA dhe UEFA nuk e tolerojnë nacionalizmin dhe përhapjen e intolerancës kombëtare, por tani u takon atyre se çfarë vendimi do ta marrin. Kjo na befasoi në mënyrë të pakëndshme, por edhe flamuri i Kosovës me ngjyrat e Serbisë në zhveshtore. Kjo nuk u shkon përshtati futbollistëve serb. Çështjet politike duhet t’ua lëmë politikanëve t’i zgjidhin”, tregoi ai.

    Tutje, Ademi thotë se Kosova dhe Serbia duhet të luajnë një ndeshje miqësore për të treguar se “sporti i bashkon njerëzit”.

    “Sporti duhet t’i bashkojë njerëzit, jo të krijojë tensione kombëtare dhe të përhapë urrejtje. Futbollistët e Kosovës dhe Serbisë duhet të luajnë një ndeshje miqësore dhe të tregojnë se futbolli dhe sporti i bashkon njerëzit, dhe jo t’i ndajë”, theksoi i pari i FFK-së./FrontOnline/

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Sport25 Prill 2024
    Manchester City ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier....
    Sport25 Prill 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, lidhur me rastin e rrahjes së drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit me...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.