Modelja kosovare, Arbnora Ademaj, së fundi ka performuar në “Dance Albania” në rolin e agjentes së filmit “James Bond”.
E gjithashtu, ajo zbuloi edhe disa dëshira në rolin e saj si agjente e padukshme.
Arbnora theksoi se do të donte të jetonte një ditë si e padukshme.
Pikërisht të shikojë se si Behgjet Pacolli harxhon paratë e tij dhe se si është në jetën reale Leo DiCaprio, si ha, si pi dhe si fle gjumë.
Modelja e cila po merr një vëmendje të madhe në fushën e aktrimit në Turqi, tha më herët se ka anuluar 2 projekte për të qenë pjesë e “Dance With Me”.
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për të qenë pjesë e këtij spektakli. Për të qenë pjesë e këtij spektakli, kam anuluar 2 projekte në Turqi dhe kam ardhur enkas për këtë projekt këtu”, theksoi ajo.
Ndryshe, ajo u diskualifikua nga gara e “Dance Albania” për herë të dytë.