×
  • Lajme
  • Lajme

    Adem Hoxha: Mbështetja jonë për qeverinë e Kurtit, ende në pikëpyetje

    FrontOnline
    08 Prill 2025

     Radio Evropa e Lirë – Deputeti i zgjedhur i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, ka thënë të martën se partia e tij ka ende dyshime se a ta mbështesë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për formimin e qeverisë së re.

    “Mua nuk me pengon Kurti dhe askush. Por, e kam vendosur pikëpyetjen [për mbështetjen], marrë parasysh përvojën që e kemi pasur me kryeministrin Kurti në katër vjetët e kaluara”, theksoi Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

    Hoxha nuk shpjegoi cila ka qenë përvoja e tyre me Kurtin gjatë mandatit të tij të kaluar katërvjeçar dhe as cilat do të ishin kushtet e tij për t’ia dhënë votën Kurtit për mandatin e tretë.

    Hoxha ishte në mesin e zyrtarëve të partive nga pakicat joserbe që Kurti i takoi më 3 prill për të biseduar për formimin e qeverisë së re të vendit.

    Ai shtoi se në përbërjen e re të Kuvendit, deputetët nga pakicat joserbe po përpiqen ta krijojnë një grup të përbashkët parlamentar, pjesë e të cilit do të jetë edhe ai.

    Në rast se nuk arrihet marrëveshje për krijimin e një grupi të përbashkët, ai tha se mund t’i bashkohet grupit parlamentar të cilësdo parti, shqiptare apo joshqiptare.

    Hoxha – i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Listës Serbe – e mohoi se ka pasur ndonjë lloj trysnie nga “Serbia apo kushdo qoftë”, pasi Këshillit i Sigurisë së Kosovës tha ditë më parë se Serbia po tentonte ta sabotonte “themelimin e institucioneve të reja” dhe legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    “Nuk më ka thirrur askush nga Serbia, nuk kam marrë asnjë kërcënim, shantazh apo sugjerim”, nënvizoi Hoxha për REL-in.

    Megjithëse nguli këmbë se nuk ka marrë asnjë sugjerim as nga Lista Serbe, Hoxha e pranoi se vazhdon të bashkëpunojë me partinë kryesore të serbëve të Kosovës, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

    Ai këmbënguli se është “e natyrshme” të bashkëpunojë me Listën Serbe dhe tha se ka bashkëpunim edhe me partitë shqiptare, si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    “Të gjithë ne që jemi zgjedhur nga populli, duhet të bashkëpunojmë në një mënyrë për interesin e Kosovës dhe popullit të saj”, tha Hoxha.

    Pak ditë pas përpjekjeve të Kurtit për t’i bindur partitë e pakicave joserbe për ta votuar qeverinë e tij, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha të martën se nuk beson se formimi i qeverisë së re është i mundur pa përfshirjen e partive opozitare në koalicionin qeverisës.

    Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.

    Asaj i nevojitën të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re.

    Kurti llogariste në 10 deputetët e partive të pakicave joserbe./RadioEvropaeLirë

    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, sot do t’ia dhurojë Çelësin e Qytetit aktivistes së njohur për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq....
    Lajme27 Prill 2025
    Sot do të vazhdojë seanca e shtatë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit për media, seanca...
    Lajme27 Prill 2025
    Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të sjellin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Mesha për kreun e ndjerë të Kishës Katolike u mbajt jashtë, në sheshin e Shën Pjetrit, në prani të dhjetëra mijëra njerëzve...
    Sport26 Prill 2025
    Barcelona dhe Real Madridi do të përballen sonte me fillim nga ora 22:00 në finale të Kupës së Mbretit. Tashmë gjithçka është...
    Lajme26 Prill 2025
    Disa nga të dyshuarit për vrasjen e zyrtarit policor, ishin të njohur për organet e drejtësisë, meqë ishin dënuar e kishin aktakuza...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën,...
    Lajme26 Prill 2025
    Në kuadër të WO-MEN Power Summit, që u mbajt në Tiranë, Enver Hoxhaj ishte pjesë e panelit diskutues ku trajtoi rolin e...
    Lajme26 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në të cilën shihen Policët e Kosovës duke shqiptuar gjoba për shoferët që...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.