Këngëtarja Adelina Thaçi, nuk le rast pa e kujtuar të atin, humoristin e ndjerë Rasim Thaçi-Cima.
Adelina ka qenë tejet e lidhur me babain, andaj ikja e tij ka lënë një zbrazëtirë të madhe në zemren dhe jetën e saj.
Sot, këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto të dikurshme me babain e saj, ku shihen nën përqafimin e ngrohtë të njëri tjetrit.
Rasim Thaçi-Cima iku nga kjo botë pas një beteje me Covid 19-të.