Sot, në familjen e këngëtares, Adelina Tahiri është një ditë e veçantë.
Kjo pasi djali i saj, Joni feston ditëlindjen e katër.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja i bëri një urim të veçantë djalit me rastin e ditëlindjes.
“Jeta mamit! Urime ditëlindjen dhe gjithë të mirat e kësaj bote ti dëshirojmë. Falenderoj zotin çdo ditë për ty që të kam dhe që më zbukurove jetën,”- shkroi ndër të tjerash Adelina.