Adelina Tahiri është njëra ndër këngëtaret shqiptare e cila ka marrë shumë vëmendjen e publikut.
Ajo është distancuar nga karriera e saj muzikore duke u fokusuar më shumë në jetën private dhe familjen e saj.
Këngëtarja është e martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov me të cilin kanë një djalë tre vjeç.
Adelina është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndanë momente të ndryshme me fansat e saj.
Sot, Adelina ka ndarë disa imazhe ku shfaqet plot stil.