Në eventin e “Miss Shqipëria” ku ishte ftuar për të performuar, këngëtarja Adelina Tahiri ka pasur një incident të vogël.
Gjatë lëvizjes në skenë, këngëtarja nuk e ka vërejtur një shkallë.
Adelina është rrëzuar në hyrje por e ka menaxhuar shumë mirë situatën.
Menjëherë, këngëtarja është ngritur për të vazhduar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Momentin, të cilin e ka ndarë vetë në Instagram, Adelina e ka quajtur si pasojë të “msyshit”.