Adelina Tahiri është komentuar shumë kur u martua me bashkëshortin e saj maqedonas, 24 vite më të vjetër.
Lidhur me marrëdhënien e saj me të e ka folur së fundi këngëtarja.
Sipas saj, ai është mashkulli që e përmbush në të gjitha mënyrat.
“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeçe. Kam një jetë, më rriti burri”, ka treguar ajo në një intervistë dhënë për ‘WhyNot’.
Ndër tjerash, Adelina, ka shtuar se avokati me nam do të ishte opsioni i parë për këngëtaren edhe sikur të lindte përsëri.
“Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prap atë do të zgjidhja”, ka përfunduar ajo.