Ka mbaruar edhe edicioni i shtatë i spektaklit të vallëzimit “Dance Albania”.
Cindy Marina dhe Adelina Tahiri ishin dy kandidatet pretedente për të fituar garën, shkruan lajmi.net.
Pas eliminimit të Melisa Lleshit, televotimi i publikut u rihap për të zgjedhur fituesen.
Ani pse diferencë e vogël në vota, fituese e këtij edicioni në këto 14 javë vallëzimi u shpall këngëtarja Adelina Tahiri.
“Shumë emocione, kjo ka qenë një ëndërr e madhe kështu që ëndrra ime u realizua”, u shpreh këngëtarja.