Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri sot po feston ditëlindjen e 30-të.
Adelina sot mbushi plot 30-të vite.
E qysh në orët para të mëngjesit ajo mori shumë urime nga miq e familjarë.
Ndër të tjera, ajo mori edhe dhurata, madje dhurata që ajo i ka shumë për qefi.
Ajo ka pranuar dhuratën e ëndrrave të saj pikërisht nga partneri i saj, Serjozha Markov.
Bëhet fjalë për një çantë të markës “Hermes” që është kogja shumë e kushtueshme.
“Urime ditëlindja e 30-të për mua. Qanta ime e ëndrrave më në fund është këtu, faleminderit zemër,” shkroi këngëtarja në mbishkrimin e postimit të saj.
Kujtojmë se këngëtarja është distancuar nga muzika dhe po i përkushtohet familjes së saj.