Vajza e Rasim Thaçit, Adelina Thaçi pas ceremonisë së varrimit të babait të saj në një prononcim për media e përlotur ka thënë disa fjalë për babain e saj.
“Unë kam qenë deri në momentin e fundit me babin tim, jemi mundu mi bo të gjitha për të si ai për neve, e ishalla na ka bo hallall”, ka thënë ajo.
Kam kaluar shumë momente me babin, shumica e dinë që unë 20 herë jam ni në telefon me babin tim, kështu që do të jetë mungesë shume e madhe”, ka thënë Adelina.
Adelina Thaçi është shprehur mirënjohëse edhe ndaj punëtorëve shëndetësor për kontributin e tyre si dhe kujdesin edhe për babain e saj por edhe për te gjithë te hospitalizuarit aty.
“Falënderoj kryeministrin Kurti, ministrin Çeku për iniciativën për me i bo nderim babit për veprën dhe jetën e tij, jam shume falënderuese”.
Ajo gjithashtu ka falënderuar të gjithë ata persona që i kanë qëndruar afër asaj dhe familjes në këto kohë.
“Do më duhet kohë me i falenderu krejt njerëzit, partitë politike, liderët, shoqërinë, ju jeni kanë mehlemi i zemrës tonë”.