Thuhet se Adele po refuzon të bëjë tifo për Anglinë në Kupën e Botës, në një përpjekje për të shpëtuar kordat e saj vokale.
Sipas The Sun, këngëtarja, 34 vjeçe, po përpiqet të ‘shmangë stresin e tepërt’ në kordat e saj vokale dhe po i drejtohet ‘pëshpëritjeve’ kur nuk është në skenë.
Krijuesja e hiteve, e cila njihet për këngët duke përfshirë “Rolling in the Deep” dhe “Someone Like You”, po shijon një rezidencë në The Colosseum në Caesars Palace në Las Vegas.
Rezidenca ka nisur të shfrytëzohet nga nëntori deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm.
“Zakonisht ajo do të bërtiste dhe do të brohoriste në mbështetje të djemve, por ajo e mban atë për hir të kordave të saj”.
“Njerëzit e dinë se ajo nuk e vrazhdë, por kujdeset për veten. Bëhet fjalë për të qëndruar e shëndetshme dhe e fortë”.
Adele ka kryer më parë një operacion në kordat e saj vokale në vitin 2011.
Dr Steven Zeitels, pacientët e të cilit kanë përfshirë Julie Andreës, Lionel Richie dhe Roger Daltrey, e trajtoi Adelen në fund të vitit 2011 meqë kishte probleme me kordat dhe që i shkaktoi asaj deri në humbjen e zërit.
Në një operacion prej dy orësh, ai përdori një laser për të hequr një polip dhe për të riparuar një enë gjaku.
Duke u rishfaqur pas operacionit, në çmimet “Grammy” në shkurt 2012, ajo falënderoi Dr Zeitels në skenë.
Këngëtarja, emri i plotë i së cilës është Adele Adkins, tha: “Ishte pak traumatike. Faleminderit Zotit zëri im u shërua. I qëndrova të gjitha rregullave që më dhanë”.
Ajo pranoi se operacioni i ndryshoi zërin, duke thënë se nuk është aq i njomë dhe është më i lartë se dikur.