Pas shumë spekulimeve për lidhjen e tyre, këngëtarja britanike Adele konfirmoi në një koncert në Mynih se ajo dhe agjenti sportiv Rich Paul janë fejuar.
Këngëtarja në koncert i është përgjigjur me shaka kërkesës së një fansi nga publiku, duke thënë se nuk mund të martohet me të, “sepse ajo tashmë po martohet”.
Në të njëjtën kohë, ajo ngriti dorën për të sinjalizuar fejesën dhe tregoi unazën ndërsa turma brohoriste.
Edhe pse çifti e ka mbajtur shumicën e lidhjes së tyre të fshehtë, ata kanë ndarë disa detaje rreth marrëdhënies së tyre ndër vite.
“E takova atë në një festë ditëlindjeje, ishim në pistën e vallëzimit”, kujtoi fituesja e Grammy për takimin e saj të parë në një intervistë me Oprah Winfrey në nëntor të vitit 2021, “Dhe më pas u takuam disa vjet më vonë, dolëm për darkë”, për të cilën ajo thotë se ishte një takim pune, dhe unë pyeta: ‘Një takim pune për çfarë?’, dhe ishte hera e parë që rrinim vetëm”.
Kujtojmë se ata zbuluan se ishin në një lidhje në korrik të vitit 2021 kur u xhiruan së bashku në një ndeshje basketbolli.
Në maj të vitit të kaluar, në rrjetet sociale ata njoftuan se po zhvendoseshin në një shtëpi të përbashkët, ndërsa thashethemet për fejesë filluan në shkurt të këtij viti. /Telegrafi/