Këngëtarja e famshme Adele, ndoqi ndeshjen e pestë të finales së NBA midis Phoenix Suns dhe Milwaukee Bucks fundjavën e kaluar. Ajo u shoqërua në tribuna nga agjenti sportiv Rich Paul, klienti i të cilit është basketbollisti i famshëm LeBron James.
Pasi Adele dhe Rich Paul u panë së bashku, zërat filluan të përhapeshin se ata ishin në një lidhje. Një burim për Page Six konfirmoi që këngëtarja dhe agjenti janë së bashku.
“Ata padyshim janë në një lidhje dashurie”, tha një burim për Page Six. Kur Rich Paul po jepte një intervistë në fund të majit, ai tha se po rrinte me një yll të madh të popit.
“Ne nuk jemi në një marrëdhënie. Unë jam i lirë. Shkruajeni”, tha ai për ‘New Yorker’ në atë kohë, por gjërat duket se kanë ndryshuar. Brian Windhorst, një reporter i ESPN, kohët e fundit tha se Rich Paul e dadhuron Adelen.
“Rich Paul, agjenti i LeBron James, solli Adele në lojë. Kjo është e dashura e tij”, tha Windhorst. Rich Paul 39-vjeç, është një nga agjentët më të suksesshëm sportiv sipas ‘Forbes’.
Ai themeloi ‘Klutch Sport Group’ dhe përfaqëson emra të mëdhenj basketbolli si LeBron James, Ben Simmons dhe Trae Young. Adele u divorcua nga Simon Konecki dy vjet më parë, dhe para agjentit sportiv ajo ishte shoqëruar me reperin britanik Skept./FrontOnline/