Adele do të bëjë një pauzë të gjatë muzikore pasi të përfundojë edhe koncertet e mbetura në SHBA.
Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja gjatë koncertit të saj të fundit në Mynih, një maratonë madhështore e artistes shumë të dashur.
“Do të doja t’ju falënderoja shumë që erdhët në shfaqjen time këtë mbrëmje”, tha Adele gjatë koncertit të fundit në Mynih të shtunën.
“Nuk jam interpretuesja më e rehatshme, e di këtë. Por, jam shumë e mirë në interpretim. Më ka pëlqyer shumë të performoj për gati tre vjet tani, periudha më e gjatë që e kam bërë ndonjëherë, dhe më e gjata që do ta bëjë ndonjëherë”, shtoi ajo.
Adele vuri në dukje se i kanë mbetur edhe 10 koncerte në Las Vegas, për të kompletuar vitin.
“Pas kësaj, nuk do t’ju shoh për një kohë tepër të gjatë do t’ju mbajë në zemrën time”, potencoi këngëtarja.
“Ka qenë e mahnitshme, por më duhet një pushim”, deklaroi ajo e emocionuar. “Kam kaluar shtatë vjetët e fundit duke ndërtuar një jetë të re për veten time dhe dua ta jetoj atë. Unë dua të jetoj jetën time të re që kam ndërtuar. Do të më mungoni shumë”.
Planet e Adele, për të pauzuar nga muzika vijnë edhe pasi këngëtarja njoftoi se është fejuar me Rich Paul.
Artistja e “Someone like you”, doli në publik me romancën e tyre më shumë se tre vjet më parë, konfirmoi statusin e lidhjes në gusht.