AC Milan po synon mbrojtësin e Chelseat Fikayo Tomori, raporton “Sky Sports”.
Skuadra italiane ka kontaktuar me Chelsean për një marrëveshje të mundshme, ku edhe vetë lojtari është i hapur rreth një transferimi në “San Siro”, përcjell KosovaPress.
Sidoqoftë, AC Milan ka prioritet mbrojtësin e Strasbourg Mohamed Simakan, ku Tomori shihet si zgjedhje e dytë nëse nuk mund të arrihet marrëveshje me skuadrën franceze.