Shtëpia e modifikimit ABT Sportsline ofron një paketë përmirësimi për Audi Q8 60 TFSI e me njësi hibride plug-in.
Paketa përfshin një komplet trupor aero (spoiler i ridizajnuar i përparmë, difuzori i pasmë …), një grup rrotash kromi 22 ose 23 inç (disa modele të ndryshme dhe në shumë ngjyra), si dhe një sistem të ri shkarkimi sportiv.
Gjithashtu, makina tani ka 530 kuaj fuqi në vend të 462 kuaj fuqi siç ka modeli i fabrikës./FrontOnline/