×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi: Vetëvendosje nuk pranon logjikën e pazareve politike

    FrontOnline
    25 Prill 2025

    eputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se kjo parti nuk e pranon logjikën e pazareve politike dhe se qytetarët kanë votuar pikërisht për ta kundërshtuar këtë kulturë të vjetër.Ai tha se qytetarët kanë bërë ndryshimin përmes votës, duke e sjellë në pushtet një klasë politike që nuk bën pazare dhe që refuzon marrëveshje të padukshme për poste institucionale.

    “Logjika e pazarit është një trashëgimi politike, të cilën na nuk është se e parapëlqejmë si Lëvizje Vetëvendosje. Në fakt, duke e kundërshtu këtë logjikë të pazarit, qytetarët e Kosovës kanë bo ndryshimin politik që dy herë radhazi në zgjedhje edhe e kanë pru në pushtet një klasë politike, e cila është e kundërta e pazarxhinjve, të cilët fatkeqësisht jeni mësu me i pa në pushtet”, tha Abrashi në emisionin CONTEXT në ATV.

    Ai kritikoi kërkesat opozitare për poste në Kuvend si joserioze dhe të rrezikshme për stabilitetin institucional, duke i quajtur një “budallallëk politik”.

    “Imagjinoni ata skenarë që po kërkojnë me propozu një kandidat të pranueshëm, hajde pra edhe na po i zgjedhim nënkryetarët që atyre u konvenojnë. A po ju duket e legjitime kjo punë? Atëherë shtrohet pyetja: a është nënkryetari i Vetëvendosjes, a është i LDK-së apo i kujt është? Mandej jemi tu kuptu se çfarë budallallëqi është duke u dominu për shkak të narrativës dominante opozitare sot nëpër Kosovë”, u shpreh Abrashi.Ai tha se opozita po e shkel Kushtetutën duke mos marrë pjesë në votimin për Kryetarin e Kuvendit.

    Sipas tij, është krijuar një narrativë e rreme se vetëm partia e parë është përgjegjëse për këtë proces, ndërsa në të vërtetë detyra bie mbi të gjithë deputetët.“Fatkeqësisht është dominu një narrativë e sponsorizuar prej njerëzve që e mbështesin kauzat opozitare, se përgjegjësia për zgjedhjen e Kryesisë së Kuvendit, në këtë rast edhe Kryetarit të Kuvendit, bie vetëm mbi partinë e parë. Jo, zoti jo, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës”, tha Abrashi.

    Ai shtoi se kjo përgjegjësi është e qartë edhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e përcakton këtë proces si detyrim ligjor të përbashkët.“Po flasim për një shkelje që ne mendojmë se po e bën opozita duke mos marrë pjesë në votim, e që është shkelje Kushtetuese. Sipas atij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, obligohen gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në votim kur vihet puna te zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit”, deklaroi Abrashi.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për shumicë parlamentare, kjo është dëshmuar 24 herë – kaq ka dështuar Albulena Haxhiu të zgjidhet...
    Lajme01 Qershor 2025
    Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas IHMK-së indeksi UV do të jetë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.