Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, e cila ishte mbledhur pa paralajmërim.
Pas takimit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka dashur të prononcohet për media, por ka kërkuar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi të tregojë se çfarë u diskutua në këtë mbledhje.
“Ka qenë një mbledhje e rregullt e kryesisë së LDK-së, shkaku i rrethanave rreth COVID-it, kryesia nuk ka pas takim për një kohë të gjatë. Thjesht janë diskutuar për zhvillimet e fundit, ku kemi diskutuar edhe për punën e Qeverisë, ajo çka mund të themi është se ka pas fjalë të mira dhe merita për punën e Qeverisë. Është përshëndet përafrimi i raporteve me SHBA-në”, ka thënë Abrashi.
Se a është diskutuar zgjerimi i koalicionit, Abrashi ka thënë se nuk kanë hyrë në atë temë.
“Nuk kemi hyrë në tema të ‘nxehta’ politike ta them kushtimisht atë. Nuk kemi hyrë farë në atë të temë”, tha Abrashi. /Express/