Kryetari i ri i LDK-së Lumir Abdixhiku është uruar për zgjedhjen në këtë pozitë nga bashkëpartiaku Arban Abrashi.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ish-kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, thotë se LDK do të rikthehet fuqishëm.
“Urime kryetarit të zgjedhur, Lumir Abdixhikut, i cili do të vazhdojë projektet e proceset shtetndërtuese të LDK-së. Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm ????’, shkroi Abrashi në Facebook.
Abrashi ka falënderuar ish-kryetarin Isa Mustafa.
Shkrimi i plotë i Abrashit në Facebook:
LDK sot edhe njëherë dëshmoi se është model i demokracisë. Faleminderit Kuvendarëve,
për bashkëpunimin e mirë e që bënë çmos për të respektuar masat.
Faleminderoj Kryetarin e deritanishëm Isa Mustafa, për kontributin dhe punën e palodhshme, gjatë mandatit në krye të LDK-së
Urime kryetarit të zgjedhur, Lumir Abdixhikut, i cili do të vazhdojë projektet e proceset shtetndërtuese të LDK-së. Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm ????