×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi pyet Hotin nëse po hetohet dikush i udhëheqjes së LDK-së

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi thotë se sa herë që flitet për korrupsionin, mendja dhe shikimi të shkon te ndërtesa shumëkatëshe e qeverisë. E që sipas tij, qeveria aktuale nuk ka interes të luftojë atë, për shkak se ka interesa klanore dhe partiake.

    Ai gjatë interpelancës së kryeministrit Avdullah Hoti, në lidhje me shfuqizimin e task-forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, e ka pyetur shefin e ekzekutivit pse morri këtë vendim. Duke hamendur se ndonjë anëtarë i udhëheqjes së tij partiake është duke u hetuar.

    “Tregoni arsyen e vërtetë objektive dhe subjektive pse është shfuqizuar ky mekanizëm, a mos ndoshta ndonjë anëtar i udhëheqjes suaj partiake është duke u hetuar. Flisni, këtu është vendi për të folur, me fol të vërtetë”, e ka pyetur kryeministrin.

    Sipas tij, qeveria Hoti i ka shpallur luftë kujt do që e lufton korrupsionin, për çka shtoi se pa konsultuar askënd ka marrë vendim për shfuqizimin e task-forcës brenda Policisë së Kosovës.

    “Sa herë flitet për korrupsionin, shikimi kthehet kah ndërtesa shumëkatëshe e qeverisë. Na duhet neve një ngjarje tjetër që e përmbys këtë rrethanë. Sa herë që flitet për luftën kundër korrupsionit, vështrimi të kthehet tek një qeveri e ndershme, me vullnet dhe e vendosur. Kosova një përvojë negative e ka që 20 vjet, kurse përvojën pozitive e kishte gjatë 100 ditëve të qeverisë Kurti. Është e zakonshme që në Kosovë politikanët të kenë gojën plot luftë kundër korrupsionit. E vërteta e tyre është lufta kundër korrupsionit, anti-korrupsionit. Ju kujtohet besoj një shkarje e tillë kur një ministër i Drejtësisë theksonte që në ditën kur e kishte marrë detyrën, theksoi se do të përkushtohet për ta forcuar korrupsionin. Dhe kjo është realisht ajo çfarë po bëni ju”, u shpreh ai.

    Ai ka theksuar se shuarja e kësaj task-force ishte gabim dhe se cenon rëndë mekanizmin institucional për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    “Në këtë kuptim, shuarja e një task-force të tillë pa asnjë analizë paraprake të mbështetur vetëm në supozime se ky vendim është kundër-kushtetues, cenon rëndë mekanizimin institucional për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pra qeveria ka vendosur që të shuaj mekanizma institucional për luftimin e krimit kinse kjo forcë ishte kundër kushtetuese”, ka shtuar Abrashi.

    Veç tjerash, ka theksuar se një vendim të tillë është për interesa klanore dhe partiake, që kanë të bëjnë me korrupsion. Derisa shtoi se qeveria aktuale nuk ka plane dhe interes të luftojë krimin dhe korrupsionin

    Nga Rubrika
    Lajme27 Gusht 2025
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur se disa prindër janë duke hasur në vështirësi gjatë procesit...
    Lajme27 Gusht 2025
    Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, është shprehur për “Front Online” se hapja e urës së re është...
    Lajme27 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 11:00. Sipas rendit të ditës që ka...
    Të tjera
    Lajme27 Gusht 2025
    Të martën është hapur një nga dy urat e planifikuara mbi lumin Ibër të cilat lidhin Mitrovicën Veriore të banuar me shumicë...
    Lajme27 Gusht 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në selinë e KFOR-it në Prishtinë të dërguarin special të Francës për...
    Lajme27 Gusht 2025
    Të dhënat për gjendjen në pikat kufitare janë përditësuar para disa minutash dhe gjendja raportohet të jetë e qetë. Pritjet për të...
    Lajme27 Gusht 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 8-31...
    Bota/Rajoni27 Gusht 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. “Kosova zgjedh kryetarin e Kuvendit....
    Vip26 Gusht 2025
    Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Lënda...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.