×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi: Projektet me vendet e Ballkanit Perëndimor lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi pas takimit me Matej Zakonjshek, Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit në Komisionin Evropian, ka thënë se kanë diskutuar për projekte e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor e që për synim kanë lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

    Ministri Abrashi në një konferencë për media ka thënë se Kosova është gati për takimin e ministrave të Transportit, që do të mbahet në Bruksel, që synohet financimi i projekteve për rajoni.

    Abrashi: Kemi katër prioritete që ndërlidhen me lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave

    “Kemi diskutuar çështje me rëndësi për vendin edhe rolin e këtij komunitetit për Ballkanin Perëndimor. Ky komunitet tani ka katër prioritetet të cilat ndërlidhen me lëvizjen e lirë të qytetarëve. E para ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore dhe gjithçka që ndërlidhet me transportin hekurudhor, e dyta ka të bëjmë me përmirësimin dhe ndihmën që i jep Ballkanit Perëndimor në infrastrukturën rrugore. E treta ka të bëjë me sigurinë në rrugë dhe në trafik dhe e katërta ka të bëjë me të gjitha lehtësirat në transportit rrugor, hekurudhor në mes vendeve të Ballkanit. Ne sot kemi diskutuar për shumë çështje që prekin edhe Kosovën edhe vendet e Ballkanit perëndimor dhe synojmë të bëjmë edhe një plan veprimi në fillim të muajt të ardhshëm i cili do t’i paraprijë takimit të ministrave të Transportit në Bruksel ku do të diskutojmë për të gjitha këto”, theksoi Abrashi.

    Ndërsa, Matej Zakonjshek, drejtori i sekretarisë së përhershme të komunitetit të transportit, theksoi se kanë një plan të qartë për ta ndihmuar Ballkanin në modernizimin e transportit me qëllim zhvillimin ekonomik.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shfaqur para klinikës së Onkologjisë. Aty, ajo i kryen seancat e rrezatimit...
    Lajme13 Janar 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Ferat Shala, nga PDK, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e qirave të shtrenjta të institucioneve shtetërore. Ai...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, sot do të shkojë në Krushë, ku do ta vizitojë kooperativën “Krusha”. “Kandidati për Kryeministër...
    Lajme13 Janar 2025
    Rreth dhjetë milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagesa të qerave për objektet publike gjatë periudhës...
    Lajme13 Janar 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë reshje të herëpashershme të borës teksa temperaturat do të qëndrojnë në...
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Vip12 Janar 2025
    Gjesti po vazhdon të jetë një nga banorët më aktiv brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Atij së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.