Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marr pjesë në takimin e tretë të Këshillit Ministror të Traktatit të Komunitetit të Transportit në platformën online, që është mbajtur këtë të hënë.
Fokusi kryesor i këtij takimi ka qenë prezantimi i Planit Ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor, ku Komisioni Evropian ka ndarë fonde në shumë prej nëntë miliardë euro në formë ndihme financiare për periudhën 2021-2027, për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Abrashi ka shfrytëzuar këtë mundësi për t’i shprehur mirënjohjen Komisionit Evropian për përkrahjen e vazhdueshme që po i bëhet rajonit dhe për investimet që po bëhen në projektet infrastrukturore në Kosovë, siç është auto-udha “Route 7” Prishtinë –Merdare, hekurudha “Route X” Prishtinë –Jarinje, që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë. Ai po ashtu ka shprehur nevojën për ta ndërtuar pjesën e mbetur të auto-udhës nga Lipjani deri në Qafë të Duhljes, si dhe është zotuar se Kosova do të jetë gjithmonë partner aktiv në të gjitha iniciativat Rajonale.
Gjithashtu në këtë takim është vlerësua edhe puna e Sekretariatit të Komunitetit të Transportit dhe u mirëprit zbatimi i Traktatit të Komunitetit të Transportit, i cili edhe në të ardhmen do ta thellon bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendet e Bashkimit Evropian.