Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi shkruan se oligarkët e mbështetur nga pushteti po e shkatërrojnë Telekomin.Ai këto fjalë i tha gjatë protestës së punëtorëve të Telekomit para Qeverisë.
Abrashi thotë se kontratat e dëmshme po e mbysin Telekomin dhe po rrezikojnë me mijëra familje të punonjësve.
Deputeti i Vetëvendosjes në fotografinë e postuar shihet me deputetin tjetër Salih Zyba.Ky është postimi i tij i plotë:Oligarkët e mbështetur nga pushteti po e shkatërrojnë Telekomin e Kosovës. Kontratat e dëmshme e kriminale po mbysin Telekomin përmes arbitrazhit, duke rrezikuar mijëra familje të punonjësve. Shteti i Kosovës duhet të marrë në mbrojtje këtë resurs publik.
Në solidaritet të plotë me punëtorët e Telekomit, sot jemi me ta në shesh!