Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi në një konferencë për medie ka thënë se lajmërimin në Polici për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit e kanë bërë ministria që ai udhëheqë.
Abrashi tha se raportimet se zyrtarë të kësaj ministrie nuk e kanë lajmëruar me kohë transaksionin e paligjshëm nuk qëndron dhe që pasi që sipas tij sekretari i ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi informatën për këtë transaksion e ka marr më 19 tetor nga zyrtar i ministrisë dhe se këto dyshime i kanë ngritur edhe tek Thesar i Shtetit e më pas rasti është lajmëruar edhe në departamentit për krime Ekonomike në Policinë Kosovës.
Për çka ai tha se ministria me të cilën udhëheqë është palë e dëmtuar dhe se me këtë janë dëmtuar edhe taksat e qytetarëve dhe një numër i projekteve.
Sipas tij asnjë zyrtar kësaj ministrie nuk është duke u hetuar për rastin, dhe se nuk beson që krimi është bërë në këtë ministri.
Sekretari i ministrit, Izedin Bytyqi qëllimi që nuk jemi përgjigjur kanë qenë për mos ta dëmtuar procesin e hetimit.
“Unë si sekretar e kam pranuar informatën për vjedhje të buxhetit më 19 tetor në ditën e hënën nga zyrtar të administratës që ë ka vërejtur se janë bërë pagesa kjo vjedhje ka ndodhur nga një zyrtar i ministrisë së financave. Në të njëjtën ditë e kemi njoftuar MF dhe ndërkohë zyrtar tanë financiar kanë komunikuar me telefon me zyrtarë e financave të MF. Të nesërmen e kemi dërguar njoftim edhe tek drejtoria policore për krime ekonomike dhe pas kësaj gjatë komunikimeve të vazhdueshme me ministrinë e financave lajmi është i rremë”, tha ai në një konferencë të jashtëzakonshme.