Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi thotë se shpreson që deputetët do ta votojnë propozimin e tyre për president.
“Në besojmë se deputetët do të reflektojnë karshi përgjegjësisë që kanë dhe të mos zvarrisin konstituimin e institucioneve të reja”, deklaroi ai.
Abrashi uron që situata të mos vijë deri te provokimi i zgjedhjeve të reja parlamentare.
“Urojmë të mos vije deri të kriza politike. Urojmë që të gjithë të reflektojnë karshi përgjegjësisë politike, por ne nuk mund t’ua imponojmë vullnetin subjekteve tjera politike sepse janë autonome në vendimet e tyre. Gjithsesi nëse vije puna [te zgjedhjet], ne jemi të gatshëm”, tha ndër të tjera Abrashi.